Mundësi Punësimi

Eurolab ofron mundësi praktike për studentët e sapodiplomuar. Bashkohuni me ne dhe do t’ju japim mundësi të zhvilloheni profesionalisht! Dëshironi një punë të re për të zhvilluar potencialin tuaj? Dëshironi një karrierë premtuese? Deshironi të kryeni praktikën mësimore pranë Eurolab?

Ne do ju mbështesim të manifestoni aftësitë tuaja, si dhe të pasuroni dhe zhvilloni potencialin tuaj.

Statusi i Operatorit Ekonomik te Autorizuar (OEA)

Eurolab Internacional Grup ka punuar fort për të zhvilluar aktivitet e saj, për të rritur efiçencën dhe për ta bërë kompaninë tonë nga më transparentet në Shqipëri dhe rajon.

Për këtë arsye Dogana Shqiptare i ka akorduar Eurolab “Statusin e Besueshmërisë” në mes të 8 kompanive të tjera: Operator Ekonomik i Autorizuar (OEA) nga muaji dhjetor 2021. Statusi i OEA bazohet në standartet ndërkombëtare dhe është i njohur edhe në vendet e CEFTA.

Çfarë do të thotë kjo në termat praktikë për Eurolab?

⦁ Proçedura të thjeshtuara zhdoganimi në Shqipëri dhe vendet e CEFTA

⦁ Mundësia për të përdorur hapësira magazinimi brenda dhe jashtë Zonës Doganore

⦁ Zvogëlim i garancive të kërkuara, thjeshtim i procedurave të tranzitit, etj.

Eurolab për marrjen e statusit të lartpërmendur ka plotësuar dhe ka qenë objekt kontrolli dhe monitorimi për kritere: asnjë shkelje të rregullave doganore dhe fiskale, ka të ngritur një organizatë me drejtim funksional dhe punonjës profesional, histori pozitive transporti në dogana, zinxhir tregtar të konsoliduar, mundësi kontrolli të plotë, aftësi paguese, standarte të sigurisë e shëndetit në punë, etj