Në datat 4, 5 dhe 6 mars, Eurolab Internacional Grup merr pjesë në panairin HORECA, nën përfaqësimin e Mapo Cash & Carry, të organizuar në Expo City Albania. Dita e hapjes së këtij panairi u shoqërua me aktivitete, që vazhduan edhe në ditët e tjera në vijim, duke filluar me degustimin e kafesë premium italiane “illy”, e shoqëruar me kroasantët Bauli dhe Casalini. Ndjekur më pas nga degustimi i birrave çeke, si Kozel dhe Pilsner Urquell, ku shumë vizitorë patën mundësi t’i shijonin gjatë kohës së vizitës së tyre në stendën tonë. Pasditja i përket koktejit dhe për këtë ne ofruam degustimin e kokteileve Aperol Spritz, ku më pas u dhuruan dhe mignon të brandeve si Amaro Montengro, Disarono, Vecchia Romagna dhe Molinari Sambuca.
4 Mars, 2022