1. Hyrje
Shoqëria Eurolab Internacional Grup shpk respekton privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të klientëve, furnitorëve, partnerëve, vizitorëve të faqes së internetit dhe subjekteve të tjera të të dhënave.
Kjo Politikë Privatësie shpjegon mënyrën se si mbledhim, përdorim, ruajmë dhe mbrojmë të dhënat personale në përputhje me ligjin nr. 124/2024 “për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe informon vizitorët e faqes dhe personat që kontaktojnë nëpërmjet faqes ose fushatave tona në rrjete sociale, mbi mënyrën si përpunohen të dhënat e tyre personale. Ajo zbatohet për:
- Vizitorët e faqes zyrtare të internetit të shoqërisë.
- Klientët aktualë dhe potencialë.
- Përfaqësuesit e klientëve persona juridikë.
- Furnitorët dhe përfaqësuesit e tyre.
- Kandidatët për punësim.
- Punonjësit dhe ish-punonjësit (në masën që lidhet me komunikimet publike ose përdorimin e faqes).
- Personat që kontaktojnë shoqërinë përmes formularëve online, postës elektronike, telefonit ose kanaleve të tjera të komunikimit.
- Personat që komunikojnë me shoqërinë përmes rrjeteve sociale.
- Personat që regjistrohen për evente, trajnime, aktivitete promocionale ose fushata marketingu të organizuara nga shoqëria.
Njoftimi i privatësisë rekomandohet që të lexohet me kujdes për të kuptuar politikat dhe praktikat tona në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale. Ky Njoftim zbatohet për individët që ndërveprojnë me produktet dhe shërbimet e Eurolab Internacional Grup shpk. Ai gjithashtu ju informon se si mund të aksesoni dhe përditësoni të dhënat tuaja personale, si dhe të bëni zgjedhje të caktuara në lidhje me mënyrën se si përdoren të dhënat tuaja personale.
Për informacione mbi përpunimin e të dhënave në kontekstin e marrëdhënieve kontraktore, punësimit ose video-survejimit, subjektet informohen me dokumente të veçanta në momentin përkatës, në zbatim të ligjit nr.124/2024.
“E dhënë personale” është çdo informacion në lidhje me një subjekt të dhënash.
“Subjekt i të dhënave” është çdo person fizik i identifikuar ose i identifikueshëm. Një person është i identifikueshëm nëse mund të arrihet në identifikimin e tij, duke iu referuar drejtpërdrejt ose tërthorazi një apo disa faktorëve identifikues të veçantë, si: emri, numri i identifikimit, të dhënat për vendndodhjen, një identifikues në internet, ose një apo më shumë faktorëve specifikë, lidhur me identitetin e tij fizik, fiziologjik, identitetin gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose shoqëror.
Kontrollues” është personi fizik ose juridik dhe çdo autoritet publik, i cili, vetëm ose së bashku me të tjerët, përcakton qëllimet e mjetet e përpunimit të të dhënave personale.
2. Kontrolluesi
Kontrolluesi:
Eurolab Internacional Grup Shpk
NUIS:
K36503231E
Adresa:
Rr. “Jashar Skënderi”, Kashar, Fushë Mëzez, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7, Tiranë, Shqipëri.
Rajoni 5, Lagjja “Lirim”, Rruga “Demokracia”, Vlorë, Shqipëri.
Administrator:
Erila Velaj
Kontakti:
[email protected]
Faqja:
Home
Nëpunësi i mbrojtjes së të dhënave personale (DPO):
Znj. Beata Berisha
E-mail:
[email protected]
Telefon:
+355 68 809 1380
Subjektet e të dhënave mund të kontaktojnë drejtpërdrejt DPO-në për çdo çështje që lidhet me përpunimin e të dhënave personale dhe ushtrimin e të drejtave të tyre sipas ligjit Nr. 124/2024.
Kontrolluesi është shoqëria Eurolab Internacional Grup Shpk, i cili mbledh dhe përpunon të dhëna përmes kanaleve të ndryshme, si regjistrat publik, nëpërmjet faqes web, të dhënat që përpunohen në kuadër të ushtrimit të aktivitetit të shitjeve të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen, të dhënat që përpunohen nëpërmjet rrjeteve sociale për shërbime ndaj klientëve ose marketing, për qëllime rekrutimi dhe burime njerëzore me të cilën zhvillohet veprimtaria dhe proceset e punës së shoqërisë
2.1 Personat e Autorizuar për Përpunim
Të dhënat personale përpunohen vetëm nga:
- personeli i autorizuar i departamentit të shitjes/operacional;
- personeli i autorizuar i departamentit marketing;
- personeli i autorizuar i departamenit të burimeve njerëzore;
- administratorët e sistemeve IT;
- përpunuesit e kontraktuar.
Të gjithë janë të detyruar të respektojnë konfidencialitetin dhe të veprojnë vetëm sipas udhëzimeve të Kontrolluesit.
3. Mbledhja dhe ruajtja e të dhënave
Tabela e mëposhtme përshkruan çdo aktivitet përpunimi që lidhet me faqen tonë të internetit dhe kanalet dixhitale:
Kategoritë e përpunuesve
Të dhënat mund të përpunohen nga:
- Ofruesit e hostimit
- Ofruesit e email-it
- Ofruesit e shërbimeve cloud
- Ofruesit e IT suport
- Ofruesit e marketingut dixhital
- Ofruesit e komunikimeve elektronike
3.1 Baza ligjore
Interesi legjitim (Neni 7, pika 1, shkronja “dh” i ligjit nr.124/2024): Kontrolluesi e ka vlerësuar se interesi i tij legjitim (përgjigjja ndaj kërkesave, menaxhimi i leads) nuk cënon interesat, të drejtat apo liritë themelore të subjektit. Ju keni të drejtë të kundërshtoni këtë bazë ligjore në çdo moment.
Pëlqimi (Neni 7, pika 1, shkronja “a” ” i ligjit nr.124/2024): Ku kërkohet pëlqimi juaj (p.sh. cookies analitike, komunikim marketingu), ai jepet me veprim afirmativ të qartë. Ju mund ta tërhiqni në çdo kohë, pa ndikuar ligjshmërinë e përpunimit para tërheqjes (Neni 8, pika 3).
3.2 Dhënia e të dhënave personale
Sipas Nenit 13, pika 1, shkronja “dh”: asnjë e dhënë nuk është e detyrueshme. Nëse nuk plotësoni formularin e kontaktit ose nuk jepni numrin e telefonit, thjesht nuk do të jemi në gjendje t’ju kontaktojmë dhe t’ju ofrojmë produket dhe/ose shërbimet tona. Nuk ka pasoja negative.
3.3 Vendimarrja automatike dhe profilizimi
Eurolab Internacional Grup shpk nuk merr vendime që prodhojnë efekte juridike ose pasoja të ngjashme të rëndësishme për subjektet e të dhënave vetëm në bazë të përpunimit automatik.
4. Marrësit e të dhënave personale
Të dhënat tuaja mund t’u komunikohen vetëm kategorive të mëposhtme, sipas Nenit 13, pika 1, shkronja “e”:
Të gjithë marrësit janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave, sipas dispozitave të ligjit nr.124/2024, akteve nënligjore dhe politikave të brendhsme të shoqërisë.
5. Transferimet Ndërkombëtare
Në raste të caktuara, të dhënat personale mund të transferohen dhe përpunohen jashtë Republikës së Shqipërisë
(shërbimet e ofruara nga platforma ndërkombëtare, si Microsoft 365 ose ofrues të tjerë të shërbimeve cloud). Çdo transferim i tillë kryhet vetëm në përputhje me ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe vetëm kur ekziston një bazë e ligjshme për transferimin.
Në këto raste, kur është e nevojshme, zbatojmë garanci të përshtatshme, duke përfshirë:
- Marrëveshje për Përpunimin e të Dhënave Personale (Data Processing Agreements);
- Klauzola Kontraktuale Standarde (Standard Contractual Clauses – SCCs), sipas rastit;
- Masa teknike dhe organizative të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka nxjerrë vendime përshtatshmërie sipas Nenit 40 të Ligjit nr. 124/2024 për vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke konfirmuar se këto juridiksione sigurojnë nivel të mjaftueshëm mbrojtjeje.
Konkretisht:
- Shopify ruan të dhënat në qendrat e të dhënave brenda EEA.
- Meta Platforms Inc. operon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irlandë.
Për të dyja juridiksionet, transferimi lejohet pa masa shtesë mbrojtëse, në bazë të vendimit të përshtatshmërisë sipas Nenit 40 të Ligjit nr. 124/2024
Subjektet e të dhënave mund të kërkojnë informacion shtesë mbi garancitë e zbatuara për këto transferime duke na kontaktuar në adresën e emailit:
[email protected].
6. Të Drejtat e Subjektit të të Dhënave
Sipas neneve 13-20 të ligjit nr. 124/2024, ju keni disa të drejta lidhur me të dhënat tuaja personale dhe mund të kërkoni në çdo kohë informacion shtesë në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale.
Ju keni të drejtë të kërkoni:
- Informim në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale(neni 13 i ligjit nr. 124/2024) – keni të drejtë të kërkoni në çdo kohë një konfirmim nëse të dhënat personale në lidhje me ju, përpunohen nga Eurolab Internacional Grup Sh.p.k.;
- Akses në të dhënat tuaja (neni 14 i ligjit nr. 124/2024)- keni të drejtë të kërkoni akses në të dhënat tuaja personale dhe informacion rreth qëllimit, afatit, bazës ligjore për përpunim, kategoritë e të dhënave që përpunohen si dhe katëgoritë e marrësve;
- Korrigjimin e të dhënave të pasakta dhe fshirjen e tyre kur lejohet nga ligji (neni 15 i ligjit nr. 124/2024) – në rast se informoheni që të dhënat tuaja nuk janë të rregullta, të vërteta ose të sakta ose janë mbledhur dhe përpunuar në kundërshtim me ligjin, keni të drejtë të kërkoni korrigjimin ose fshirjen e mundshme të të dhënave personale si dhe ndalimin e menjëhershëm të përpunimit;
- Të drejtën për t’u harruar (neni16 i ligjit nr. 124/2024) – fshirje lidhjesh, kopjesh apo riprodhimesh të publikuara
- Kufizimin e përpunimit (neni 17 i ligjit nr. 124/2024) – kufizimi përpunimi në rrethana të caktuara për një periudhë të caktuar nga ana juaj;
- Transferueshmërinë e të dhënave (neni 18 i ligjit nr. 124/2024)- marrje të dhënash në format të strukturuar dhe tranferim tek kontrollues tjetër;
- Kundërshtimin e përpunimit (neni 19 i ligjit nr. 124/2024) – ju keni të drejtë, në rrethana të caktuara, të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të caktuara;
- Mos nënshtrimin e vendimarrjes automatike (neni 20 i ligjit nr. 124/2024)- të mos i nënshtroheni vendimarrjes së bazuar vetëm në përpunim automatik;
- Tërheqjen e pëlqimit (neni 8 i ligjit nr. 124/2024)- mund të tërhiqet në çdo kohë.
6.1 Ushtrimi i të drejtave
Ju mund ti ushtroni në mënyrë të lirë të drejtat tuaja duke identifikuar qartë kërkesën tuaj.
Kërkesat tuaja mund t’i dërgoni në një nga format e komunikimit, por pa u kufizuar me shkrim në adresën përkatëse të Eurolab Internacional Grup Shpk.
Postë: Rr. “Jashar Skënderi”, Kashar, Fushë Mëzez, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7, Tiranë,
Shqipëri.
Rajoni 5, Lagjja “Lirim”, Rruga “Demokracia”, Vlorë, Shqipëri.
E-mail: [email protected] dhe
[email protected]
Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, ne do t’ju dërgojmë informacionin e kërkuar, ose arsyen e mosdhënies ose mosekzekutimit të kërkesës tuaj. Ndërkohë kur ka kompleksitet ose volum kërkesash zgjatja mund të jetë deri në 60 ditë me njoftim paraprak.
6.2 Ankesa pranë Komisionerit
Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesave nga ana Eurolab Internaciona Grup Shpk ju keni të drejtë gjithmonë paraqitjen e një ankese pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale sipas Nenit 13/1/f dhe Nenit 86
të ligjit nr. 124/2024, në adresën:
- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, Tiranë | Tel: +355 42237200 | www.idp.al | [email protected]
7. Masat e sigurisë së të dhënave
Siguria e të dhënave është thelbësore për të mbrojtur informacionin dhe të dhënat personale, për të ruajtur integritetin dhe për t’u pajtuar me standardet ligjore dhe etike. Shoqëria jonë e ushtron aktivitetin e punës në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ka ngritur politikat dhe sistemet e nevojshme për këtë qëllim.
Shoqëria zbaton masa teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë:
- Kontroll aksesesh – ne zbatojmë kontrolle të rrepta aksesi për të kufizuar aksesin në të dhënat personale, duke siguruar që vetëm personeli i autorizuar mund të shikojë/aksesojë, ndryshojë ose fshijë, informacione ose të dhëna specifike;
- Kanale komunikimi të sigurta – ne përdorim kanale të sigurta për shkëmbimin/komunikimin e informacionit, duke përfshirë shërbimin me e-maile të enkriptuara për të parandaluar përgjimin e të dhënave.
- Enkriptim kur është e nevojshme;
- Anonimizim kur kërkohet;
- Proceduar për menaxhimin e incidenteve;
- Trajnim të stafit dhe trajnim për sigurinë e të dhënave – ne sigurojmë që personeli përkatës, të trajnohet në fushën e mbrojtjes së të dhënave, të përditësohet mbi poltikat tona të sigurisë së të dhënave, praktikat dhe protokollet e menaxhimit të të dhënave specifike si dhe legjislacionit në fuqi. Punonjësit tanë janë të trajnuar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave.
8. Cookies
Cookies janë skedarë të vegjël me tekst, imazh ose softuer që ruhen në kompjuterin, smartfonin ose çdo pajisje tjetër tuajën që ju përdorni kur vizitoni një faqe interneti.
Cookies janë shumë të dobishme dhe lejojnë që një faqe interneti t’ju identifikojë kur vizitoni një faqe të caktuar, t’ju mundësojë një lidhje të sigurt me një faqe interneti dhe të përmirësojë përvojën tuaj si përdorues, duke përmirësuar përvojën tuaj me një faqe interneti, duke ofruar siguri kur ju e vizitoni atë dhe/ose duke përshtatur përmbajtjen e një faqeje sipas preferencave që ju keni shfaqur.
Informacioni i ruajtur nga Cookies në kompjuterin tuaj për një periudhë të kufizuar kohe mund të lidhet me: faqet e internetit të veçanta që keni hapur nga pajisja juaj; reklamat që keni klikuar; llojin e shfletuesit që përdorni; adresën tuaj IP; dhe informacionin që keni dhënë në një faqe interneti (përdorimi i cookies do të thotë që ju të shmangni nevojën për të dhënë përsëri informacion)
Faqet tona përdorin cookies dhe teknologji të ngjashme për:
- Funksionalitetin e faqes;
- Analiza statistikore;
- Përmirësimin e eksperiencës së përdoruesit;
- Marketing dhe reklama (kur aplikohet).
Informacioni i detajuar jepet në Politikën e Cookies.
9. Ndryshimet e Politikës
Kjo Politikë Privatësie mund të përditësohet herë pas here për të reflektuar ndryshimet ligjore, organizative ose teknologjike.
Versioni më i fundit do të publikohet në faqen tonë të internetit në përputhje me parimin e transparencës.