Confindustria Serbia i jep çmimin “Diamond Club Award – Italian Brand Ambassador” EIG



Në një aktivitet të zhvilluar në Beograd, më 3 shkurt 2025, Confindustria Serbia shprehu mirënjohjen ndaj kompanive anëtare dhe individëve për arritjet e tyre të shkëlqyera në fushën e investimeve, inovacionit, prezencës në zinxhirët global të furnizimit, investimit tek talente e reja dhe fuqizimin dypalësh të marrëdhënieve ekonomike mes Serbisë dhe Italisë, duke i dorëzuar CEO-s së Eurolab Internacional Grup, zj. Erila Velaj çmimin “Diamond Club Award – Italian Brand Ambassador”. Confindustria, e themeluar në vitin 1910, është shoqata më e madhe që përfaqëson kompanitë prodhuese dhe të shërbimeve në Itali, me pjesëmarrjen vullnetare të më shumë se 150.000 kompanish të të gjitha madhësive, që punësojnë një total prej rreth 5.440.873 njerëz. Që prej vitit 2002, Confindustria ka hapur zyra përfaqësimi me degë në vendet ku janë shumica e kompanive italiane në nivel ndërkombëtar. Confindustria Serbia u themelua në Beograd në vitin 2012 dhe është pjesë e Confindustria Europa Lindorë së bashku me shoqatat që operojnë në Rumani, Bullgari, Shqipëri, BiH dhe Mal i Zi.