Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kontrolli dhe Raportimi i Shitjeve
- Kontrollon regjistrimin korrekt të shitjeve në sistemin kontabël.
- Harton raportin përmbledhës të shitjeve mujore/periodike.
- Verifikon raportin e kthimeve nga shitjet dhe pasqyrimin e tyre në sistem.
- Monitorimi i Kontratave me Klientët
- Monitoron zbatimin e kontratave me klientët për: bonuse, pozicionime sekondare, evente promocionale etj.
- Përgatit raportin e bonusit për klientët dhe ndjek rakordimin financiar të tyre.
- Ndjek faturimin dhe komunikon me klientët për qartësimin dhe rakordimin e vlerave.
- Menaxhimi i Buxhetit dhe Rakordimi i Marketingut
- Rakordon llogaritë e marketingut sipas aktiviteteve dhe klientëve.
- Kontrollon zbatimin e buxheteve të miratuara për fushatat dhe aktivitetet e marketingut.
- Adreson devijimet dhe raportimet mbi përdorimin e buxhetit.
- Kontrolli i Arkës dhe Fiskalizimeve
- Kontrollon regjistrimet ditore të arkës në sistemin kontabël dhe fiskal.
- Siguron përputhshmërinë midis arkës fizike, sistemit kontabël dhe fiskalizimeve ditore.
- Rakordon dhe adreson çdo diferencë apo problematikë që lidhet me arkën.
- Përputhshmëria me TVSH-në
- Kontrollon përditësisht fiskalizimet dhe përputhshmërinë me portalin tatimor.
- Harton librin e TVSH-së dhe librin përfundimtar të shitjeve për periudhën përkatëse.
- Siguron që të dhënat tatimore të jenë në përputhje me rregulloren fiskale.
- Menaxhimi i Aseteve dhe Ambalazheve
- Monitoron asetet, ambalazhet e dhëna në përdorim tek klientët.
- Përgatit raportin përkatës dhe ndjek mbledhjen/rikthimin e tyre në përfundim të kontratave.
- Siguron evidentimin dhe rakordimin e tyre në sistem.
- Rakordimet dhe Raportimi Financiar
- Kontrollon dhe përgatit raportin e rakordimeve të klientëve dhe furnitorëve.
- Planifikon periodikisht rakordimet dhe ndan detyrat sipas rasteve.
- Adreson problematikat që dalin nga rakordimet dhe koordinon zgjidhjen e tyre me palët përkatëse.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë Ekonomik, Dega Finance Kontabilitet
- Të ketë mbi 5 vitë eksperiencë pune në pozicione te ngjashme
- Të njoh shumë mirë Standartet Kombëtare të Kontabilitetit
- Përdorues shumë i mirë i programeve financiare Bilanc, avantazh njohja e programit Dynamic BC
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar
- Të ketë njohuri shumë të mira të Legjislacionit Tatimor
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi
Mënyra e Aplikimit
Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën [email protected]
Në subjekt të e-mailit te vendoset pozicioni i punes per te cilin aplikohet.
Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen nga kompania.
Shënime
Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.