EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin: “Supervizor i shitjes, Kanali Ho Re Ca”.
Supervizor i shitjes, ndan targete, objektiva të shitjes te agjentët e shitjes në sinkron me strategjitë e kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi i nje zone të caktuar dhe i nje numri agjentesh Pre-Seller që do të ketë në varësi;
- Shtrirja në të gjithë klientët e mundshëm, duke mbuluar portofolin/produktet sipas kanalit/segmentit, gjen mundësi për vendndodhjen e portofolit të produkteve EIG në pikë shitje dhe bllokimi i hapësirave të konkurrentit;
- Merr përgjegjësi për situatën aktuale të tregut/territorit dhe të biznesit;
- Ndan planet/targetet javore ose mujore tek stafi që ka në varësi në bazë të potencialit të klientëve për secilën zonë;
- Menaxhon kohën dhe rutin ditor, si ne terma ditore ashtu edhe menaxhimin e punonjësve te tij/saj gjatë mbledhjeve/takimeve dhe bashkëveprimeve të ndryshme;
- Ndan rutin e agjentëve sipas zonës;
- Ndjek proçesin ditor te punës së agjentit. Orienton dhe motivon stafin ne varesi drejt objektivave te percaktuar;
- Planifikon dhe koordinon shitjet sipas strategjisë së kompanisë;
- Propozon dhe ndjek programe/projekte/kontrata deri në përfundimin e proçesit, të aplikuara tek klientët;
- Zhvillon dhe ruan marrëdheniet me klientët, rrit ne menyre te vazhdueshme numrin e klientëve;
- Orienton, këshillon, monitoron, motivon dhe vlerëson performancën e agjenteve që jane në varësinë e tij;
- Përgatit raporte periodike , sipas kërkesave nga eprori i drejtpërdrejtë;
- Informon në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas;
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet drejtimi ekonomik;
- Të ketë përvojë në shitje mbi 5 vjet, eksperiencë në pozicione të ngjashme mbi 3 vjet, avantazh ekperienca në FMCG;
- Të jetë përdorues shumë i mirë i Paketes Microsoft Office;
- Të ketë njohuri te spikatura të proçesit dhe dinamikave të shitjes;
- Të ketë aftesi shumë të mira komunikimi dhe motivimi;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
- Të ketë leje drejtimi, Kategoria B.
Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv-në në adresën: hr@eurolabinternacional.com
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
Note
*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.