Rreth Nesh

Premium Values Creativity

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP u themelua në vitin 1995, si një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri.

Sot jemi prezent në 8 tregje të Europës Juglindore: Shqipëri (1995), Kosovë (2001), Mali i Zi (2005), Maqedonia e Veriut (2005), Bosnje-Hercegovinë (2017), Serbi (2019), Slloveni (2020) dhe Kroaci (2020). Në 27 vite jemi zgjeruar në rajon në mënyrë progresive dhe ambicioze, duke e bërë Eurolab një nga partnerët më të besueshëm të markave premium.

Jemi fokusuar të zhvillojmë maksimalisht rrjetin tonë të shpërndarjes dhe kemi investuar me pasion në ndërtimin e konceptit të retail, Mapo Cash&Carry dhe Mapo City.

Pjesë e rëndësishme e portofolit tonë janë bërë që nga viti 2022 edhe produkte të markave private: Craft Masters, Vinium Master, Bella Serata, Welfbrau.

Ne e përzgjedhim me kujdes të veçantë portofolin e markave, që menaxhojmë për ti dhënë klientëve tanë dhe konsumatorëve më të mirën e tregut ndërkombëtar në përputhje me dëshirat dhe shijet e tyre lokale. Sot, Eurolab numëron mbi 80 marka të partnerëve globalë nga Italia, Franca, Gjermania, Belgjika, Britania e Madhe, Holanda, Spanja, Japonia, Meksika, etj.

Gjatë këtij rrugëtimi, të motivuar dhe frymëzuar nga këto vende dhe kulturat ndërkombëtare, Eurolab Internacional Grup sjell përvojat dhe kulturat unike të këtyre vendeve, dhe aspiron gjithmonë të ndërtojë ura komunikimi dhe të hapë dyer të reja.

Kultura jonë e punës mbështetet tek pasioni, kreativiteti, përkushtimi, dhe bashkëpunimi afatgjatë, duke na bërë partnerin më të besueshëm në vend e rajon.

Vlerat tona na udhëheqin në strategjinë e rritjes dhe suksesit, duke bërë të mundur zgjerimin e vazhdueshëm të portofolit të markave dhe shërbimeve tona për t’ju përgjigjur nevojave dhe kënaqësisë së konsumatorëve.

Sot, Eurolab Internacional Grup, e cila e mori emrin si bashkim i natyrshëm mes produkteve më të mira Europiane dhe Labërisë në jugun e Shqipërisë, është një grup i konsoliduar kompanish, që operojnë në të gjithë vendet e rajonit.


Vizioni & Misioni


Vlerat e Kompanisë

Vlerat e EIG janë të përcaktuara në Kodin e Sjelljes së kompanisë. Ato janë në qendër të zhvillimit të politikave tona. EIG punon në tregje e vende të ndryshme dhe, ajo që e mban të bashkuar janë pikërisht vlerat. Për më shumë se 27 vjet, EIG ka punuar fort që të bëhet një kompani që drejtohet nga respekti për integritetin duke rritur krenarinë për zhvillimin e shpejtë dhe të sigurtë. Kodi i Sjelljes përcakton si të jetohet dhe punohet për të qenë të mirë, të përkushtuar, të ndershëm, të drejtë, besnik, të saktë dhe të respektueshëm, duke krijuar ambjentin e duhur për këdo. Kjo është një detyrë që EIG e ka ndaj furnitorëve, klientëve dhe ndaj publikut të gjërë, të cilët janë konsumatorët e drejpërdrejtë, por mbi të gjitha edhe ndaj njëri-tjetrit.


ISO (International Organization for Standardization) 9 001:2015, 22 000:2018, 45 001:2018

Angazhimi i drejtuesve të lartë të kompanisë për kulturën e punës mbështetet mes të tjerash me zhvillimin, zbatimin e përmirësimin e vazhueshëm të veprimtarisë sonë sipas standarteve ndërkombëtare ISO. Këto standarte përfshijnë aktivitetin tonë total, që është:

Operacione dhe transaksione lidhur me importin, eksportin, tranzitin dhe tregtimin e mallrave të ndryshme industriale, shitje, distribucion direkt, marketing dhe furnizim të klientëve me produkte ushqimore gjysmë të gatshme, apo si lëndë të parë dhe pije alkoolike.

Eurolab në përmbushje të misionit ofron produktet dhe shërbimet e mëposhtme, që janë organizuar dhe implementuar sipas standarteve ISO të lartpërmendura:

• Distribucion dhe shitje e produkteve në tregjet e Ballkanit Jugperëndimor.

• Sigurinë e produkteve tona.

• Shërbime për klientët biznese në MAPO.

• Shërbimet në HoReCa përfshi mbështetjen teknike.

• Shërbime marketing, merchandising dhe kërkime tregu, dhe

• Ambjent i sigurt dhe i shëndetshëm në kompani.

Sistemet rregullatore të zhvillimit të biznesit në tregjet përkatëse kanë prioritet dhe zbatohen me përpikmëri nga të gjithë punonjësit e kompanisë dhe kërkojmë e punojmë që të zbatohen dhe nga të gjithë partnerët tanë.