Përshkrimi
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri u themelua në vitin 1995.
Në 30 vite jemi zgjeruar në rajon në mënyrë progresive dhe ambicioze, duke e bërë Eurolab një nga partnerët më të besueshëm të markave premium.
Eurolab ka shpallur vakant pozicionin:
“Specialist Kontabiliteti”
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Regjistrimi i faturave të shpenzimeve, blerjeve dhe importeve (përfshirë detyrimet doganore).
- Regjistrimi ditor i arkës dhe rakordimi me klientë dhe furnitorë.
- Kontrolli i dokumentacionit të blerjeve (fatura, urdhra blerjeje, fletë hyrje/dalje).
- Regjistrimi dhe monitorimi i hyrje-daljeve të mallrave në magazinë.
- Kryerja e kontrolleve periodike të stokut dhe raportimi i mospërputhjeve.
- Rakordimi me Doganën për regjimet dhe dokumentacionin përkatës
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet ose fushë të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në financë dhe/ose menaxhim magazine përbën avantazh.
- Njohuri të mira të paketës MS Office dhe sistemeve financiare.
- Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara
- Punon në mënyrë të pavarur : Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar.
- Mendon për biznesin: Përpiqet për punë cilësore.
- Maksimizon kontributin e tij: Ka qëndrim prej fituesi.
- Ka rezultat: Ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer detyrat.
- Ruan konfidencialitetin: Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani.
Mënyra e Aplikimit
Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv-në adresën
[email protected]
Në subjekt te e-mailit të vendoset pozicioni i punës per te cilin aplikohet.
Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen nga kompania.
Privatësia e të Dhënave:
Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale