EUROLAB Internacional në konferencën “Empower. Integrate. Grow.”
Konferenca “Empower. Integrate. Grow.”, e organizuar nga GIZ Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, u zhvillua në Budva, Mal i Zi, në 27-28 Janar 2025. Konferenca mblodhi politikëbërës, zyrtarë të Bashkimit Europian, liderë të biznesit, dhe ekspertë, për të diskutuar tregtinë rajonale, reformat strukturore për 2024-2027, dhe integrim më të thellë me tregun e vetëm europian.
Zj. Erila Velaj, CEO e EUROLAB Internacional Grup ishte paneliste në sesionin: “Avancimi i Integrimit të Tregtisë – Reformat Politike për të Tejkaluar Sfidat dhe për të Orjetuar Rritje Rajonale”

Në diskutimin e saj, Zj. Velaj theksoi përfitimet kryesore të AEO (Authorized Economic Operator): “Ky proces ka përmirësuar menaxhimin tonë të brendshëm 20-25% me bazë ditore; AEO ka përmirësuar statusin tonë si një pasaportë dimplomatike (kur kemi nevojë për partnerët, kur takojmë ofruesit logjistikë, furnitorët, kolegët); ka thjeshtuar marrëdhëniet e biznesit me biznese të tjera të çertifikuara AEO; ka ulur kostot në mënyrë dyshifrore; ka zhvilluar ekipet tona në çdo proces dhe është si një kontroll i brendshëm për kompaninë.”
Ajo rekomandoi që kompani të tjera të bëhen pjesë e proceseve AEO si një mjet efiçient për përmirësimin e marrëdhënieve të biznesit mes vendeve, me agjencitë publike dhe në tërësi në rajon. Zj. Velaj sugjeroi që agjencitë publike duhet të harmonizohen dhe të njohin biznesin AEO në të njëjtin nivel.
1 Shkurt, 2025