Birra Stela bëhet pjesë e Eurolab


Eurolab Internacional shton në portofolin e markave edhe birrën shqiptare STELA. Që prej vitit 1994, birra STELA, një birrë e tipi lager, prodhohet në Shqipëri nga fabrika Stefani & Co, kompanie cila së fundmi i është bashkuar grupit Eurolab përmes shitjes 100% të aksioneve. Në vitin 2021, birra Stela e shoqërisë Stefani & Co u vlerësua si birra më cilësore në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa në vitin 2019, birra Stela u vlerësua si e denjë për të mbajtur logon Superbrands 2019 dhe Superbrands 2018 për Shqipërinë.