– Specialist Kontabiliteti Nga Eurolab Internacional Grup

Përshkrimi EUROLAB INTERNACIONAL GRUP një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri u themelua në vitin 1995. Në 30 vite jemi zgjeruar në rajon në mënyrë progresive dhe ambicioze, duke e bërë Eurolab një nga partnerët më të besueshëm të markave premium. Eurolab ka shpallur vakant pozicionin: “Specialist Kontabiliteti”   Detyrat Përgjegjësitë kryesore:
  • Regjistrimi i faturave të shpenzimeve, blerjeve dhe importeve (përfshirë detyrimet doganore).
  • Regjistrimi ditor i arkës dhe rakordimi me klientë dhe furnitorë.
  • Kontrolli i dokumentacionit të blerjeve (fatura, urdhra blerjeje, fletë hyrje/dalje).
  • Regjistrimi dhe monitorimi i hyrje-daljeve të mallrave në magazinë.
  • Kryerja e kontrolleve periodike të stokut dhe raportimi i mospërputhjeve.
  • Rakordimi me Doganën për regjimet dhe dokumentacionin përkatës
  Kualifikimet Kualifikimet dhe Kërkesat
  • Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet ose fushë të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në financë dhe/ose menaxhim magazine përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office dhe sistemeve financiare.
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara
  • Punon në mënyrë të pavarur : Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar.
  • Mendon për biznesin: Përpiqet për punë cilësore.
  • Maksimizon kontributin e tij: Ka qëndrim prej fituesi.
  • Ka rezultat: Ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer detyrat.
  • Ruan konfidencialitetin: Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani.
Mënyra e Aplikimit Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv-në adresën [email protected] Në subjekt te e-mailit të vendoset pozicioni i punës per te cilin aplikohet. Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen nga kompania. Privatësia e të Dhënave: Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Apliko tani për pozicionin tënd duke plotësuar të dhënat më poshtë.