Marchesi Antinori merr çmimin “Marka e Verës më e Admiruar në Botë 2023” sipas renditjes ”Drinks International”

Rekord i ri për botën e verës italiane, e cila vazhdon të mbledhë suksese dhe njohje ndërkombëtare. Kompania historike toskane, Marchesi Antinori, ngrihet sërish në podiumin botëror: këtë herë ajo është zgjedhur si “Marka e Verës më e Admiruar në Botë 2023”, kantina e parë italiane që ka arritur vendin e parë në renditje.

Një mirënjohje që i referohet renditjes së Drinks International, e cila është një renditje që përfshin kantinat më të njohura në botë, e votuar nga një super juri e përbërë nga Masters of Wine, somelierë, blerës, gazetarë dhe ekspertë të industrisë, nga e gjithë bota.

Juria ka emëruar pesë markat më të mira ndërkombëtare të verërave, bazuar në kriteret si qëndrueshmëria e cilësisë, raporti çmim/cilësi dhe forca e markës dhe kështu lindi renditja e 50 kantinave të verës nga e gjithë bota, që përbëjnë përzgjedhjen prestigjioze. Vetëm pak muaj më parë, Marchesi Antinori u vlerësua me titullin “Vreshtat më të mira të botës 2022”.

Suksesi i Marchesi Antinori vuloset nga cilësia e lartë e verërave të saj të cilat mbeten të larta me kalimin e kohës me qëndrueshmëri dhe këmbëngulje, për të cilat kompania krenohet me mbi gjashtë shekuj histori (ajo ka qenë aktive që nga viti 1385). Këtë e konfirmon Shay Waterworth, redaktore e Drinks International: “Arritja e një vendi në këtë listë prestigjioze është një arritje e rëndësishme dhe unë personalisht i përgëzoj të gjitha kompanitë e pranishme në top 50-shen tonë këtë vit. Një duartrokitje e veçantë shkon për Antinori që është marka e parë italiane që kryeson listën tonë”. Shkrimi i plotë i Lara Loretit në @ilgusto.it