EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin :
Specialist Pagesash(Treasury) eshte pjese e Departamentit te Export Market, varet direkt nga Menaxheri i departamentit, detyrat e tij funksionale jane:
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikqyr dhe monitoron situatën financiare ne lidhje me aftësinë likujduese te kompanive te grupit, dhe lajmëron ne kohe per marrjen e masave ne rast mungesash ne likujditet.
- Ndjek ecurinë e zbatimit të buxhetit te shitjeve dhe arkëtimeve dhe planifikon pagesat sipas arkëtimeve te mundeshme.
- Mban lidhje te përditshme me CFO e Komanive te grupit ne lidhje me ecurinë e cash-flow.
- Merr nga CFO e komanive te grupit planin (kërkesat) javor/mujor te pagesave dhe përgatit nje plani pagesash te cilin e dërgon per miratim tek CEO cdo fillim jave.
- Ndjek ekzekutimin e tyre ne mënyre kronologjike dhe njofton CEO per çdo pengese apo shmangie nga grafiku i pagesave.
- Kerkon nga CFO e grupit rakordimin e llogarive bankare ne sistem me Bank statement ne fund te muajit, dhe arshivën rakordimet ne file.
- Përgatit raportet ditore/javore te arkëtimeve dhe pagesave te kryera dhe ja dërgon CEO dhe CFO
- Kerkon nga CFO e grupit raportin ditor te gjendjeve te likuiditetit (arka / banka) dhe mbi bazen e tij përgatit planin e pagesave te cilin ja dërgon me email CEO dhe ortaku.
- Planifikon (ne kooperim me CFO dhe CEO) dhe ndjek lëvizjen e likuiditetit nga arka sipas nevojave për pagesat e planifikuara.
- Koordinimi me specialisten e Import/Eksport për veprimet doganore ne lidhje me stokun ne pritje për magazinim ne magazine fiskale dhe ate doganore, për te garantuar fondet e nevojshme për ç’doganim.
- Ndjek ecurinë e kursit zyrtar te këmbimit dhe azhurnon filin përkatës. Njofton zyren e Financës për çdo ndryshim te kursit brenda ditës.
- Cdo detyre tjeter ne lidhje me funksionet e saj, e caktuar nga eproret e drejtperdrejte
Kualifikimet dhe kërkesat
- Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohet Arsimi ekonomik.
- Përvojë në pozicione te ngjashme rreth 3 vjet, përbën avantazh eksperienca në industrinë FMCG;
- Njohuri të mira të praktikave të import/eksportit;
- Njohuri shume te mir ate programeve financiare
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit tatimor
- Përdorues i mirë i gjuhës italiane dhe angleze, të folur dhe shkruar
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e Paketës Microsoft Office
- Aftësi të spikatura komunikimi verbal dhe të shkruar.
Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv-në në adresën: hr@eurolabinternacional.com
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
Note
*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.