AGJENT SHITJE ON/OFF TRADE

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionet:

“Agjent Shitje On-Trade”/ Off-Trade”

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Arritja e targetit të shitjeve të vendosur në zonën e përcaktuar duke respektuar rutin e lëvizjes.​
  2. Rrit vizibilitetin e produktit ne treg sipas Kpi-ve te vendosura.​
  3. Menaxhon në mënyrë efikase stokun brenda kufijve të lejuar. Ruan cilësinë e produktit duke shmangur skadencat e produktit përmes rotacionit efektiv të stokut duke zbatuar teknikat e shitjes dhe të stokut.​
  4. Zbaton vendosjen e POSM (materialeve promocionale në pikat e shitjes) dhe programeve sipas standardeve të tregtimit.​
  5. Njeh shumë mirë zonën e tij / saj dhe pikat e shitjes, ndjek dinamikën e zhvillimit të zonës dhe informon menaxherin për çdo ndryshim të tregut.​
  6. Monitoron çmimet e konsumit në zonën e tij / saj dhe raporton tek menaxheri.​
  7. Mban marrëdhënie të ngushta dhe efikase me klientët përmes vizitave të rregullta.​


Kualifikimet dhe Kërkesat:

  1. Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë Ekonomik, Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme.​
  2. Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë pune në shitje, avantazh eksperienca e punës në industrinë FMCG.​
  3. Të kuptojë proçesin dhe dinamikat e shitjes​
  4. Të ketë aftësi shumë të mira, komunikimi dhe shitje​
  5. Të ketë njohuri të mira në paketën Microsoft Office.​
  6. Të ketë leje drejtimi Kategoria B.​


Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara:

1Komunikimi: Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar.
2.  Negocimi: Të ketë aftësi shumë të mira negocimi.
3.  Punon në mënyrë të pavarur: Të jetë i përgjegjshëm, i besueshëm, të punojë në mënyrë të pavaruar.
4.  Menaxhimi i kohës: Të dijë të menaxhojë kohën, të realizojë planin ditor sipas planifikimit.
5.  Dëgjues aktiv: Të jetë dëgjues shumë i mirë i kërkesave të klientit


Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV-në në adresën hr@eurolabinternacional.com 

Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.

Shenim
*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.

 

 

 

Apply now for your position by filling out the details below.