Transportues

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin: Transportues.

Detyrat

  • Përgjegjës për dorëzimin në kohë në destinacion të mallrave të porositura nga klienti.
  • Përgjegjës për inventarin e mallit të marrë në dorëzim nga magazina dhë për dëmtimin e mallit gjatë transportit.
  • Përgjegjës për masat administrative shtetërore për shkelje të Kodit Rrugor.
  • Përgjegjës për mbajtjen pastër të mjetit si dhe gjithë asetet në perdorim.
  • Përgjegjës për mirëmbajten e mjetit nga ana teknike.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Mesëm.
  • Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune si shofer.
  • Të ketë njohuri për faturat tatimore dhe përdorimi i kasës fiskale.
  • Të jetë i pajisur me Certifikate të Aftësimit Profesional – CAP për transportin e mallrave.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Të jetë i pajisur me leje drejtimi kategoria C.

Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv-në në adresën: hr@eurolabinternacional.com

Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.

Note

*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.

Apply now for your position by filling out the details below.