Eurolab International Grup, një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri, e themeluar në vitin 1995, po ofron mundësi për
internship në të gjitha departamentet e kompanisë.
Gjatë 30 viteve të aktivitetit, EUROLAB është zgjeruar progresivisht në rajon, duke u bërë një nga partnerët më të besueshëm të markave premium.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mbështetje në aktivitetet e përditshme të departamenteve.
- Përgatitje dhe regjistrim dokumentesh të ndryshme sipas nevojës.
- Ndihmë në regjistrimin dhe monitorimin e proceseve operative.
- Përfshirje në projekte dhe aktivitete sipas udhëzimeve të mentorëve.
- Zhvillim i aftësive praktike dhe mësim për procedurat e kompanisë.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Student/e ose i/i diplomuar/i pas së fundit në fusha të ndryshme.
- Njohuri bazë në MS Office.
- Aftësi të mira komunikimi dhe punë në ekip.
- Motivim për të mësuar dhe për të kontribuar aktivisht.
Aftësitë e Vlerësuara:
- Punon në mënyrë të pavarur dhe përgjegjësi.
- Mendon për biznesin dhe synon rezultate cilësore.
- Respekton konfidencialitetin e informacionit.
- Ka qëndrim proaktiv dhe qëllimfitues.
Si të Aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj në adresën
[email protected] me subjekt: “Aplikim Internship
Privatësia e të Dhënave:
Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale