Agjent Shitje On/OFF Trade

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit të departamentit te shitjes, shpall vakant pozicionin:

“Agjent Shitje On Trade”/ Off Trade”

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Arritja e targetit të shitjeve të vendosur në zonën e përcaktuar duke respektuar rutin e lëvizjes.
  2. Rrit vizibilitetin e produktit ne treg sipas Kpi-ve te vendosura.
  3. Menaxhon në mënyrë efikase stokun brenda kufijve të lejuar. Ruan cilësinë e produktit duke shmangur skadencat e produktit përmes rotacionit efektiv të stokut duke zbatuar teknikat e shitjes dhe të stokut.
  4. Zbaton vendosjen e POSM (materialeve promocionale në pikat e shitjes) dhe programeve sipas standardeve të tregtimit.
  5. Njeh shumë mirë zonën e tij / saj dhe pikat e shitjes, ndjek dinamikën e zhvillimit të zonës dhe informon menaxherin për çdo ndryshim të tregut.
  6. Monitoron çmimet e konsumit në zonën e tij / saj dhe raporton tek menaxheri.
  7. Mban marrëdhënie të ngushta dhe efikase me klientët përmes vizitave të rregullta.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  1. Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë Ekonomik, Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme.
  2. Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë pune në shitje, avantazh eksperienca e punës në industrinë FMCG.
  3. Të kuptojë proçesin dhe dinamikat e shitjes
  4. Të ketë aftësi shumë të mira, komunikimi dhe shitje
  5. Të ketë njohuri të mira në paketën Microsoft Office.
  6. Të ketë leje drejtimi Kategoria B.

Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara:

1. Komunikimi
: Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar.
2. Negocimi: Të ketë aftësi shumë të mira negocimi.
3. Punon në mënyrë të pavarur: Të jetë i përgjegjshëm, i besueshëm, të punojë në mënyrë të pavaruar.
4. Menaxhimi i kohës: Të dijë të menaxhojë kohën, të realizojë planin ditor sipas planifikimit.
5. Dëgjues aktiv: Të jetë dëgjues shumë i mirë i kërkesave të klientit

Shënime:
Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV-në në adresën hr@eurolabinternacional.com
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.

*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.

Apply now for your position by filling out the details below.